Zyrtare: Milan rikthen legjendën

Sport August 05, 2018 - 16:26
Detajet

Ish-mbrojtësi legjendar kuqezi, Paolo Maldini emërohet drejtor i zhvillimit strategjik të zonës sportive në klubin e Milanit.

50-vjeçari është kërkuar me ngulm nga Leonardo dhe drejtuesit e ri të shoqërisë, transmeton SS.

Paolo konsiderohet një legjendë e gjallë e historisë së Milanit për klasin e tij të jashtëzakonshëm, talentin, lidershipin, besnikërinë dhe rekordin e sukseseve që ka arritur te Milani, çka e bëjnë të pakrahasueshëm me të tjerët.

Të tilla cilësi do të luajnë një rol përcaktues për t’i rikthyer Milanit madhështinë që meriton.

Pikërisht me këto fjalë Milani zyrtarizoi rikthimin e Paolo Maldinit në botën kuqezi.

Prezantimi i tij është programuar këtë të hënë, në orën 16:30.