Klubi i njohur evropian ia mësyn Xhakës

Sport August 05, 2018 - 14:21

E ardhmja e Granit Xhakës mund të jetë e lidhur me futbollin italian.

Futbollisti kosovar është bërë objektiv i Romës, e cila po has në vështirësi për të arritur marrëveshje me objektivin kryesor, Steven N’Zonzi.

Mediat italiane shkruajnë se futbollisti i Arsenalit shihet si mesfushor ideal për ta zëvendësuar të larguarin drejt Interit, Radja Nainggolan.

Me largimin e Arsene Wengerit, pozita e mesfushorit kosovar tek “Topçinjtë” nuk është e sigurt dhe nuk dihet nëse trajneri i ri, Unai Emery llogarit në përfaqësuesin zviceran.

Andaj, nuk përjashtohet mundësia që ish-futbollisti i Baselit dhe Borussia Monchengladbachut t’ju bashkohet “Giallorossi”. /Zëri/