Shkëndija e nis javën tjetë misionin e mbrojtjes së titullit

Sport August 05, 2018 - 13:51

Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka hedhur shortin për sezonin e ri garues 2018/2019 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë.

Kuqezinjtë sezonin e nisin me ndeshje si vendas përballë Vardarit e përcaktuar të luhet më 12 gusht në Tetovë me fillim në orën 17:00.

Xhiron e dytë kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa në kuadër të xhiros së tretë në Tetovë pritet anëtari i ri i Ligës së Parë, Bellasica e Strumicës.

Sezoni i ri në LPFM do të zhvillohet me sistem të njejtë si ai i fundit, me 10-të skuadra që do të luajnë katër raunde që parasheh secili me secilin të përballet nga katër herë (nga dy herë në shtëpi dhe dy herë jashtë).

Sezoni i ri nis më 12-të gusht, ndërsa parashihet të përfundojë më 26 maj kur është caktuar të zhvillohet xhiroja e fundit e 36-të.

Pauza dimërore është paraparë me mbylljen e raundit të dytë pas xhiros së 18-të më 2 dhjetor, ndërsa do të zgjasë deri më 17-të shkurt të vitit 2019 kur duhet të luhen ndeshjet e xhiros së 19-të me Shkëndijën që sërish në Tetovë do të presë Vardarin. /Zëri/

Image