Perisic zbulon të ardhmen

Sport August 05, 2018 - 12:16
Detajet

Ivan Perisic thotë se është i lumtur te Interi dhe do të largohej vetëm te ndonjë klub i madh në një ligë të madhe, transmeton zeri.info

Sulmuesi do të jetë në pushime deri më 10 gusht pasi ndihmoi Kroacinë që të arrinte deri në finalen e Kupës së Botës, por nuk pritet që të largohet nga klubi italian.

“Në vitin e kaluar, unë nënshkrova një kontratë të re pesë-vjeçare me Interin. Ndjej se jam në nivelin më të lartë dhe kjo është ajo që e kam dashur gjithmonë”, deklaroi Perisic.

“Është e vërtetë që Interi nuk ka fituar që prej 2010-s, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta, por mendoj se Interi do t’i kthehet ditëve të lavdishme”, shtoi ai./Zëri