Ronaldo 'godet' Real Madridin

Sport August 03, 2018 - 16:50
Detajet

Cristiano Ronaldo i dha fund aventurës së tij nëntë-vjeçare te Real Madridi, duke iu bashkuar Juventusit gjatë kësaj vere, transmeton zeri.info

Ylli portugez tashmë ka filluar të ndjekë në Instagram shokët e tij të ri të ekipit nga Torino, ndërsa ka vendosur që të mos e përcjellë më Real Madridin në këtë rrjet social.

Sidoqoftë, ai vazhdon t`i ndjekë shokët e tij nga “Santiago Bernabeu” si dhe dy nga ish-trajnerët, Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane.

Image