Prezantohen Higuain e Caldara

Sport August 03, 2018 - 16:39
Detajet

Një Higuain krenar dhe i lumtur, kështu u paraqit numri 9 i ri i Milanit, në konferencën e parë si kuqezi.

“Milani dhe Leonardo kanë bërë gjithçka për të më sjellë këtu. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me arritjen e këtij transferimi. Dua ta kthej këtë klub në nivelet më të larta, atje ku e meriton”, tha Higuain.

Argjentinasi foli edhe pse zgjodhi Milanin para anglezëve të Chelseas.

“Te Milani më të doni të gjithë dhe bënë të pamundurën për të më transferuar, ndërsa te Chelsea ishte tjetër situatë. Atje ishte vetëm Sarri ai që më kërkoi”, tha Higuain.

Para Higuain ishte Caldara, një tjetër lojtar i afruar nga Juventusi, ai që foli për gazetarët. Ai fillimisht falenderoi Leonardon dhe klubin për besimin e dhënë, ndërsa tha se tashmë mezi pret të tregojë vlerat e tij me fanellën e re.

“Juventusi ishte ekipi i parë që besoi te mua, por Milanit ishte e vështirë të thosha jo, duke parë historinë e klubit më bërë të reflektoj dhe të kuptojë se ishte zgjidhja më e mirë për mua. Kam ardhur këtu për historinë e një klubi të madh, ku kanë luajtur lojtarë si Maldini, Nesta e Thiago Silva. Cdo fëmijë ëndërron të luajë në San Siro. Te tifozët ka shumë entuziazëm dhe unë jam shumë i lumtur që u transferova këto, tashmë mbetet të jap maksimumin”, tha Caldara.