Interi rikthen interesimin për Darmianin

Sport August 03, 2018 - 12:55
Detajet

Interi përsëri ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian, transmeton zeri.info

Klubi italian tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e reprezentuesit italian dhe është i gatshëm që të bëj lëvizjen për lojtarin, raporton gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio.

Napoli kishte shpresuar për një marrëveshje me mbrojtësin, i cili nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos, por Interi ia ka komplikuar punët duke rikthyer interesimin për të./Zëri