Arsenali, pas Niangut?

Sport August 03, 2018 - 12:47
Detajet

Arsenali është duke shprehur interesim për sulmuesin e Torinos, M’Baye Niang, raporton “Daily Express”.

Niang shkëlqeu me Senegalin në Kupën e Botës, ndërkohë që në të kaluarën kishte mbajtur prova te Arsenali gjatë kohës së Arsene Wengerit, transmeton zeri.info

Niang gjithashtu ka përvojë në Angli, pasi që kishte kaluar një gjysmë sezoni i huazuar te Watfordi gjatë edicionit 2016/2017.

Drejtori sportiv i Torinos, Gianluca Petrachi ka deklaruar së fundmi se nuk e përjashton një largim të mundshëm të lojtarit gjatë kësaj vere nëse vjen oferta e duhur./Zëri