Milani ia vendos çmimin Baccas

Sport August 03, 2018 - 12:42
Detajet

Milani i ka vendosur një çmim prej 15 milionë eurosh Carlos Baccas, transmeton zeri.info

31-vjeçari e kaloi edicionin e kaluar si i huazuar te Villareali dhe pavarësisht rikthimit te kuqezinjtë, ai nuk dëshiron të qëndrojë më në “San Siro”.

Mendohet se ai preferon një transferim të përhershëm te Villareali, klub me të cilin realizoi 18 gola gjatë edicionit të kaluar.

Por, e përditshmja italiane “Gazzetta sello Sport” raporton se Milani ende nuk ka pranuar oferta për kolumbianin.

Interesim për sulmuesin së fundmi ka shprehur Lokomotiva i Moskës./Zëri