Bonucci: Juventusi është shtëpia ime

Sport August 03, 2018 - 10:37
Detajet

Leonardo Bonucci beson se ai është rikthyer në shtëpi pas rikthimit te Juventusi vetëm një vit pasi ishte larguar në drejtim te Milani, transmeton zeri.info

Tifozët e Juves nuk kanë qenë unanim për mirëseardhjen e Bonuccit, por italiani ndihet se është rikthyer në shtëpi.

Qendërmbrojtësi u rikthye në Torino të enjten në një shkëmbim kokë më kokë me Mattia Caldaran, i cili shkoi në “San Siro”.

“Ishte e vështirë të imagjinohej që kjo do të ndodhte, por është fantastike që ka ndodhur”, deklaroi Bonucci.

“Jam i emocionuar. Torino është shtëpia ime dhe Juventusi është shtëpia ime, kështu që jam shumë i lumtur që jam rikthyer”, shtoi ndër të tjera italiani./Zëri