Trajneri i Dritës, Bekim Isufi zbulon të ardhmen e tij!

Sport August 02, 2018 - 23:56

Bekim Isufi e ka zbuluar të ardhmen e tij në konferencën për shtyp të mbajtur sonte në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë pas ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Dudelanges, shkruan Zeri.info.

Trajneri gjilanas është i bindur se do të qëndrojë tek Bardhekaltrit, edhe pse kohëve të fundit është spekuluar se kampionia po planifikon ta sjellë një trajner tjetër në vend të tij.

“Prej që e kam marrë në dorë ekipin, e kemi bërë një revolucion. Në futbollin kosovar nuk kemi pësuar humbje, bile as në miqësore. Andaj, mendoj se sot është koha të përgëzohet ekipi, e jo të merremi me të ardhmen time”, ka thënë fillimisht Isufi.

Ai i ka hedhur poshtë spekulimet për një largim të mundshëm.

“Kur jam emëruar trajner i Dritës kemi bërë marrëveshje për dy vjet e gjysmë”, ka shtuar Isufi, i cili e sheh veten trajner të Dritës edhe në sezonin e ardhshëm, ndonëse e pranon se në futboll gjithçka mund të ndodhë. /Zëri/