Juventusi e zyrtarizon Bonuccin: 'Mirë se u ktheve në shtëpi Leo'

Sport August 02, 2018 - 22:22

Leonardo Bunucci është rikthyer edhe zyrtarisht në Juventus pasi e kaloi një edicion tek Milani, shkruan Zeri.info.

Dhe, rikthimin e qendërmbrojtësit italian e ka zyrtarizuar sonte klubi torinez përmes uebfaqes së vetë zyrtare.

“Juventusi njofton se Leonardo Bonucci është rikthyer pas kompletimit të transferimit nga Milan”,nis njoftimi i ‘Zonjës së Vjetër’, e cila në fund e uron për rikthimin në shtëpi 31 vjeçarin e Kombëtares së Italisë. /Zëri/