Shiu i madh fshin vijat në ‘Adem Jashari'! (FOTO)

Sport August 02, 2018 - 19:47

Shiu i madh që ka rënë sot gjatë ditës në Mitrovicë i ka fshirë vijat në stadiumin ‘Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan Zeri.info.

Image

Dhe, kjo ka bërë që referët e ndeshjes ndërmjet Dritës dhe Dudelanges të kërkojnë që ato të vizatohen sërish dhe kjo po bëhet vetëm një orë para lojës, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues.

Një ngjarje e pazakontë që ndodh vetëm në Kosovë. /Zëri/

Image