Ferizaj transferon edhe këtë super sulmues

Sport August 02, 2018 - 19:00
ZYRTARE

Ferizaj vazhdon me përforcime dhe i radhës që zbarkon në stadiumin “Ismet Shabani” është Genc Hamiti.

Sulmuesi i Drenicës që shkëlqeu edicionin e kaluar është zyrtarizuar tek bardhekaltërit.

“Top sulmuesi drenicak, Genc Hamiti eshtë edhe zyrtarisht pjesë e klubit tonë. Ai që në ndeshjen e parë për klubin tonë arriti të shënoj dy gola ndaj Vllaznisë se Pozhoranit në ndeshjen miqësore e cila është zhvilluar sot dhe ka përfunduar me rrezultat 2-0″, shkruan KF Ferizaj, raporton Gazeta Olle.

Ferizaj ka paralajmëruar ardhjen edhe të një portieri nga Maqedonia dhe dy lojtarëve nga Shqipëria.

Image