Përfundojnë pushimet, Neymar i bashkohet PSG-së në Kinë

Sport August 02, 2018 - 14:40
Detajet

Pushimet po mbarojnë edhe për futbollistët që ishin pjesëmarrës në Botërorin e Rusisë. Një pjesë e tyre, mes të cilëve Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, u janë bashkuar skuadrave respektive, ndërsa të tjerë po e bëjnë këtë, e mes tyre është edhe Neymar.

Sulmuesi brazilian ka udhëtuar menjëherë drejt Kinës, ku ka shkuar skuadra e Paris Saint-Germain, që ditën e shtunë do të luajë finalen e Superkupës së Francës ndaj Monacos.

Për t’u parë është nëse Neymar do të aktivizohet në këtë përballje, duke qenë se vetëm tani vonë i mbylli pushimet, transmeton TCH.

Me të mbërritur në Kinë, Neymar u takua me të gjithë futbollistët edhe trajnerin Tuchel. Një përqafim të ngrohtë, Neymar i dha edhe portierit Buffon, i ardhur këtë vit te skuadra kampione e Francës.

“Morëm një legjendë të futbollit, që sjell me vete të gjithë eksperiencën e tij dhe që do të na ndihmojë shumë”, ishte komenti i Neymarit në momentin që u mësua kalimi i Buffonit te PSG-ja.