Talenti kosovar nga Trepça tek Besa e Kavajës për 5 vjet

Sport August 02, 2018 - 13:57

Arianit Krasniqi zyrtarisht fillon aventurën e tij në klubin ku shumë futbollistë kosovarë shkëlqyen dikur.

Mjafton t’i përmendim Lecin, Dragushën, Jashanicën dhe mund ta kuptojmë që ky klub gjithmonë ka qenë çerdhe e talenteve kosovare.

Arianit Krasniqi, sulmuesi i krahut të djathtë veçohet për shpejtësinë që ka dhe aftësinë për t’u konvertuar në disa pozita si në mesfushë, por edhe mbrojtës.

Image

Besa ka vendosur që talentin Krasniqi ta mbajë për 5 vjet dhe kjo e tregon besimin që klubi shqiptar që në talentin 18 vjeçar.

Në këtë transferim, rol kryesor kishte ish-futbollisti kosovar në ligën kroate dhe tani trajneri i njohur, Fidaim Haxhiu. /Zëri/

Image