Ochoa drejt Napolit?

Sport August 02, 2018 - 13:19
Detajet

Napoli është vënë në ndjekje të portierit të Standard Lieget, Guillermo Ochoa, transmeton zeri.info

Napolitanët janë duke kërkuar një portier të ri, pasi që nënshkrimi i tyre i fundit Alex Meret ka pësuar një lëndim.

E përditshmja italiane “La Repubblica” raporton se klubi italian e ka identifikuar Ochoan si objektivin numër një.

Gjithashtu raportohet se bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe Ochoa është i vendosur për një lëvizje drejt Italisë.

33-vjeçari shkëlqeu me Meksikën në Botërorin “Rusia 2018”, duke e ndihmuar përfaqësuesen e tij që të arrijë deri në të tetën e finales./Zëri