Bonucci mbërrin në Torino, tifozët e Juventusit nuk dalin ta presin

Sport August 02, 2018 - 12:52
Detajet

Leonardo Bonucci ka mbërritur në Torino për ta kompletuar transferimin te ish-skuadra e tij Juventusi, nga i cili u largua në verën e vitit të kaluar për t’u transferuar në Milan.

Pas arritjes së tij në Torino nuk kishin dalur tifozët e Juventusit për ta pritur atë, për dallim nga kjo Higuainin e kanë pritur qindra tifozë të Milanit mbrëmë.

Ai sot pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’, transmeton Gazeta Express.

Milani dhe Juventusi kanë kryer transferimet e tre lojtarëve të tyre, Higuaini do t’i bashkohet Milanit si huazim për 18 milionë euro, me mundësinë e blerjes për 36 milionë euro verën e ardhshme. Ndërsa, Bonucci dhe Caldara do të shkëmbehen kokë më kokë, pasi që të dy vlerësohen 40 milionë euro.