Chelsea duhet të përmirësohet

Sport August 02, 2018 - 10:41
Detajet

Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger është i nervozuar që ekipi i tij nuk i shfrytëzoi rastet në miqësoren ndaj Arsenalit të mërkurën, transmeton zeri.info

Rudiger realizoi golin e parë të ndeshjes për Chelsean, ndërsa ekipi i tij humbi raste mjaft të mira për shënim, duke përfshirë edhe një penalti nga Alvaro Morata.

Alexandre Lacazette e barazoi rezultatin në minutat e fundit të takimit dhe në gjuajtjen e penaltive triumfoi Arsenali.

“Mendoj se në pjesën e parë, ne e filluam mirë. Ne e filluam shumë mirë. Ne shënuam herët dhe kjo ishte një gjë e mirë, ne gjithashtu mund të kishim shënuar më shumë në pjesën e parë. Në fund të pjesës së parë, ishim paksa të ngathtë”, deklaroi Rudiger.

“Ne ia dhamë posedimin e topit Arsenalit dhe po, ne vazhduam ashtu edhe në pjesën e dytë. Pasimi i fundit po mungonte, këto janë gjëra me të cilat duhet të punojmë shumë shpejt. Mendoj se në pjesën e dytë, ishte një lojë e hapur, por të pranosh një gol të tillë në minutën e fundit. Jo, ne duhej ta kishim fituar këtë”, shtoi reprezentuesi gjerman./Zëri