Higuain po kërkon shumë

Sport August 01, 2018 - 19:20

Milani dhe Juventusi janë protagoniste absolute në këto ditë vere, shkruan Zeri.info.

Shkëmbimi i madh që i përfshin Caldaran, Bonuccin e Higuainin dukej një gjë e kryer, por sulmuesi argjentinas ka bllokuar gjithçka pasi po kërkon rrogë shumë të madhe.

Sipas të përditshmes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, “Pipita” nuk e pëlqen shumë formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, pavarësisht faktit se drejtori sportiv i “Rossoneri”-t, Leonardi e ka siguruar atë se bëhet fjalë vetëm për një çështje formale dhe se Milani do ta blejë përfundimisht lojtarin vitin tjetër pasi do t’i paguajë këtë verë 18-20 milionë euro.

Problemi ekziston te rroga e lojtarit. Higuain dëshiron të marrë më shumë se 7.5 milionë euro sa merr te Juventusi dhe sa është i gatshëm t’ia paguajë Milani momentalisht.

Ai i dëshiron 9 milionë euro në sezon për të luajtur në një klub që nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, gjithçka pritet të mbyllet në 24 orët e ardhshme. /Zëri/