Kjo është e ardhmja e Neymarit!

Sport August 01, 2018 - 19:18

Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere.

Për këtë ka siguruar ish-bashkëlojtari i tij Javier Pastore, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi brazilian raportohej se mund t’i bashkohej gjigantit spanjoll Real Madrid për një shumë rekorde prej 310 milionë eurosh gjatë kësaj vere, edhe pse klubi e kishte përjashtuar një mundësi të tillë.

Mirëpo, duket se ish-futbollisti i Barcelonës do të qëndrojë në Francë, së paku edhe një vit. /Zëri/