Osmani: Kualifikim i merituar ndaj një rivali cilësor

Sport August 01, 2018 - 14:27

Shkëndija shkruan tjetër faqe në historinë e saj europiane pasi për herë të parë arrinë të prek raundin e tretë të eliminatoreve të Champions League.

Goli i Besart Ibraimit në takimin e parë në Shkup u tregua i mjaftueshëm që kuqezinjtë të eliminojnë kampionin e Moldavisë, Sheriff Tiraspolin me djemtë e trajnerit Osmani që fitoren 1:0  në takimin e kthimit e mbrojtën me sukses duke barazuar pa gola në Moldavi.

I kënaqur me kualifikimin shefi i pankinës kuqezi para mediave uroi futbollistët për performansën, ndërsa shtoi se eliminimi i një skuadre cilësore si Sheriff Tiraspoli rrit vetëbesimin e futbollistëve për të ardhmen.

“Uroj lojtarët e mi për paraqitjen e sotme dhe angazhimin që dhanë. Edhe pse u orientuam më shumë në defanzivë besoj se Shkëndija sot e meritoi kualifikimin në raundin e ardhshëm të Champions League. Kishim përballë rival shumë cilësorë dhe gëzimi ynë është edhe më i madh për faktin që eliminuam një skuadër si që është Sheriff Tiraspoli. Kjo bën që vetëvetiu te të gjithë ne, por posaçërisht te futbollistët të rritet vetëbesimi”, deklaroi mes tjerash shefi i stafit teknik i KF Shkëndija, Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas përballjes me Sheriff Tiraspolin. /Zëri/