Higuain i thotë po Milanit

Sport July 31, 2018 - 13:16
Detajet

Gonzalo Higuain ka vendosur që t'i thotë po transferimit të tij te Milani, transmeton zeri.info

Pas marrëveshjes së arritur mes Milanit dhe Juventusit, edhe Higuan tani ka pranuar që t’i bashkohet kuqezinjve.

Milani do t’ia paguajë Juves plot 18 milionë euro për ta huazuar sulmuesin, me opsion për ta blerë atë përfundimisht në verën e ardhshme për një shumë prej 36 milionë eurosh.

Pavarësisht raportimeve se Higuain ishte në dyshim për këtë transferim, tani kjo gjë ka ndryshuar dhe 30-vjeçari është i gatshëm që të luajë në “San Siro” gjatë edicionit të ardhshëm./Zëri