Rafinha dëshiron rikthimin te Interi

Sport July 31, 2018 - 13:10
Detajet

Rafinha përsëri e ka shprehur dëshirën e tij që të transferohet te Interi. Braziliani ishte i huazuar te Interi gjatë edicionit të kaluar, por, shuma prej 35 milionë eurove e kërkuara nga Barcelona bëri që Interi të mos nënshkruajë me lojtarin, transmeton zeri.info

Sidoqoftë, ai përsëri ka shprehur dëshirën që t’i bashkohet Interit.

“Kalova disa muaj të shkëlqyeshëm te Interi dhe do të më pëlqente të vazhdoja të luaja atje, do të më pëlqente të kthehesha, por tani jam lojtar i Barcelonës”, deklaroi ai./Zëri