Ka ndryshu ky djali!

Sport July 31, 2018 - 11:50
Detajet

Neymar ishte kritikuar jashtëzakonisht shumë për paraqitjet e tij në Kupën e Botës, madje braziliani ishte kthyer në një figurë tallëse pas sjelljeve të tij teatrale në fushë. Por ylli i Paris Saint-Germainit ka premtuar se tani e tutje do të jetë një njeri tjetër, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Ylli brazilian Neymar e ka pranuar ekzagjerimin e faulleve ndaj tij në Kupën e Botës, por sulmuesi ka premtuar se do të bëhet një njeri tjetër pas dështimit të tij në Rusi. Kishte shpresa të mëdha për Neymarin dhe për Brazilin në “Rusia 2018”, por amerikano-jugorët nuk arritën dot më shumë sesa në çerekfinale, fazë në të cilën u eliminuan nga Belgjika.

Neymar, i cili shënoi dy gola gjatë turneut më të madh të futbollit, arriti që të shërohej pas një lëndimi që e kishte mbajtur jashtë fushave që prej muajit shkurt për të ndihmuar kombëtaren e tij në Botëror. Por, ai u kritikua shumë për sjelljet teatrale në fushën e lojës.

Sulmuesi 26-vjeçar, futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, gjithashtu u la jashtë listës së shkurtuar të FIFA-s për çmimin e lojtarit më të mirën në botë për vitin 2018.  Neymar shfrytëzoi një reklamë të sponsorëve të tij për të pranuar kritikat dhe premtimin për të ndryshuar.

“I shkelmuar në këmbë. I goditur në shpinë. Shkelje mbi këmbë. Ju mund të mendoni se kam reaguar më shumë sesa duhet dhe ndonjëherë e bëj. Por, e vërteta është se unë vuaj në fushë. Ju nuk ia keni idenë se çfarë heq unë jashtë saj”, deklaroi Neymar.

“Kur largohem pa folur nga konferenca nuk është sepse më pëlqen vetëm të fitojë, është sepse unë ende nuk kam mësuar se si t’ju zhgënjej. Kur dukem i pasjellshëm, nuk është sepse jam një fëmijë i llastuar, është sepse nuk kam mësuar sesi t’ia dal me nervozizmin tim”, shtoi ai.

“Brenda meje është ende një djalë i vogël. Ndonjëherë e josh bota. Në herët e tjera, i nervozon të gjithë. Dhe lufta ime është që ta mbaj këtë djalë gjallë. Por, brenda meje, jo brenda fushës. Ju mund të mendoni se jam rrëzuar shumë shpesh, por realiteti është se unë nuk jam rrezuar. Jam shkërmoqur. Dhe kjo dhemb më shumë sesa dikush që të godet në nyje. Mora kohë që të pranoj kritikat tuaja. Mora kohë që të shikoj veten në pasqyrë dhe të bëhem një njeri i ri. Por, tani jam këtu, me zemrën e hapur. Jam rrëzuar, por vetëm ata që rrëzohen mund të ngrihen. Ju mund të më gjuani me gurë ose mund t’i gjuani gurët gjetiu dhe të më ndihmoni që të ngrihem sepse kur të ngrihem, i gjithë vendi ngrihet me mua”, përfundoi Neymar./Zëri