Sipas bastorëve, ky do të jetë trajneri i parë që do shkarkohet në Premier Ligë

Sport July 30, 2018 - 22:44

Premier Liga do të startojë edhe 11 ditë dhe bastoret qysh tani kanë filluar që të vënë bastet e tyre të çuditshme për këtë sezon

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, favorizohet nga kompanitë e basteve si favoriti për t’u shkarkuar i pari nga menaxherët në Premier Ligë këtë sezon.

Djajtë e Kuq përfunduan të dytët në sezonin e kaluar pasi që nuk arritën ta kapin hapin me skuadrën e Manchester Cityit të Pep Guardiolës.

Mourinho erdhi aty për ta rritur skuadrën e Manchesterit por gjatë ndeshjeve para-sezonale duket se ai e ka bërë saktësisht të kundërtën, derisa kanë mbetur më pak se dy javë që Premier Liga të filloi.

Trajneri portugez ka kaluar shumicën e kohës në udhëtimin e tij në Amerikë duke vajtuar mosblerjen e lojtarëve nga hierarkia e United, por po ashtu është ankuar në disa lojtarë që nuk janë kthyer nga pushimet.

Tani ka një favorizim nga bastet që Mourinho do të jetë trajneri i parë që do ti hapet dera e largimit këtë sezon.

Disa kompani bastesh nga 15.0 kanë zvogëluar kuotën e bastit në 6.00 që ai të jetë menaxheri i parë që do ta humbet punën e tij, pasi që 82 për qind e basteve të fundit tregojnë që menaxheri i United do të largohet i pari.

Trajneri i Leicester, Claude Puel dhe menaxheri i Watfordit, Javi Garcia, po ashtu janë në listë të parët që mund të largohen, por tani kuota e tyre për largim është rritur.

“Mourinho nuk e ka mbuluar dështimin me fitore as në turneun e tij me Manchester United në SHBA, më 55 vjeçarin që ka thënë se nuk është skuadra e tij”, ka thënë zëdhënësi i Oddschecker, George Elek.

“Negativiteti është vetëm një nga faktorët që tifozët e Manchester United nuk janë të lumtur më të – dhe ky dëshpërim vërehet edhe tek kompanitë e basteve para sezonit 18/19. Në total, 82 për qind e basteve në 24 orët e fundit janë vënë për Mourinhon që ai  të largohet i pari, që tregon qartë që ai do të jetë menaxheri i parë që do të largohet”.

Mourinho së fundmi është ankuar shumë gjatë parapërgatitjeve të tij për sezonin e ri në Premier ligë.

“A dëshironi që unë të jem i lumtur me lojtarët që e rrethojnë Sanchezin”, tha ai.

“Ne nuk po luajmë këtu për ta përmirësuar ekipin, dinamikën apo rutinën. Ne jemi duke luajtur për të mbijetuar dhe mos të marrim rezultate të këqija. Alexis është i vetmi lojtar sulmues që kemi”.

United do të luaj ndeshjen e parë kundër Leicesterit të premten e ardhshme në Premier Ligë.