Sky Sport: Interi arrin marrëveshje përfundimtare për Vrsaljkon

Sport July 30, 2018 - 21:37
Lexo detajet

Interi njoftohet se ka rënë dakord për një blerje prej 24.5 milionë euro për mbrojtësin e krahut të djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.

Nerazzurrët janë në kërkim të përforcimeve të reja para fillimit të sezonit 2018/19.

Dy emrat më të përfolur janë ai i mesfushorit Arturo Vidal dhe ai i mbrojtësit Vrsaljko, për të cilit thuhet se tani ka marrëveshje me Interin.

Sipas gazetarëve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, Interi do të paguajë 6.5 milionë euro për të nënshkruar me Vrsajlko për një huazim një sezonal.

Përveç kësaj shume, Interi do të paguajë edhe 500 mijë euro në rrugën e ‘kontributeve të solidaritetit’.

Shuma tjetër prej 17.5 milionë eurosh do të paguhej nëse Nerazzurët vendosin të marrin opsionin e tyre të blerjes së 26 vjeçarin në verën e ardhshme.

Kroati, i cili e ndihmoi vendin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar, më parë luajti edhe për Genoan dhe Sassuolon në Serie A.

Ai tani duket i vendosur për t’i dhënë fund kërkimit afatgjatë të klubit zikaltër për një mbrojtës të djathtë, me Joao Cancelon, të cilin vendosën të mos e blejnë.