Napoli, pas Darmianit?

Sport July 30, 2018 - 12:01
Detajet

Napoli ka hyrë në garë për shërbimet e mbrojtësit të Manchester Unitedit, Matteo Darmian, transmeton zeri.info

Klubi napolitan është vënë në kërkim të një mbrojtësi anësore, ndërsa reprezentuesi italian ka konfirmuar gjatë javës së kaluar se dëshiron largimin nga “Old Trafford” dhe se Serie A është destinacioni i tij i preferuar.

Spekulimet e kanë rrethuar Darmianin gjatë kësaj vere, kurse interesim për të janë duke shprehur edhe Juventusi dhe Interi.

Sidoqoftë, gazetat italiane raportojnë se edhe napolitanët janë bashkuar në garën për ish-lojtarin e Torinos./Zëri