Roma pas Susos

Sport July 29, 2018 - 15:44
Detajet

Roma është duke shprehur interesim për nënshkrimin e sulmuesit të Milanit, Suso, transmeton zeri.info

Zyrtarët e Romës janë takuar me menaxherin e Susos Alessandro Lucci, raporton “Calciomercato.com”.

Romakët ishin afër transferimit të Malcomit nga Bordeaux, por në fund futbollisti nënshkroi me Barcelonën.

Raportohet se kuqezinjtë kërkojnë rreth 40 milionë euro për spanjollin, por Roma ende nuk është e gatshme që të bëj një ofertë.

Suso pati 50 paraqitje me Milanin gjatë edicionit të kaluar, ndërsa kishte realizuar 8 gola dhe 14 asistime./Zëri