Tuchel dëshiron qëndrimin e Rabiotit

Sport July 29, 2018 - 15:34
Detajet

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel ka shprehur dëshirën e tij që mesfushori Adrien Rabiot të qëndrojë te klubi francez, transmeton zeri.info

Tuchel thotë se Rabioti, i cili ka vetëm edhe një vit kontratë me klubin parisien, ende ka vend në klubin e qytetit të lindjes së tij.

“Talenti i tij është i qartë, potenciali i tij është i qartë”, deklaroi Tuchel.

“Mendoj se ai ende ka nivele për t’u arritur dhe jam i bindur se ende ka nivele të tjera për t’u arritur në këtë klub, në këtë klub ku ai vjen nga akademia e të rinjve”, shtoi strategu gjerman.

“Por, ne e dimë situatën e kontratës së tij dhe në këto situata i takon lojtarëve që të vendosi”, u shpreh ai./Zëri