Hysaj me kontratë të re te Napoli

Sport July 27, 2018 - 14:34
Detajet

Elseid Hysaj është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë. Pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Chelseat, të gjitha mediat e lidhnin shqiptarin me klubin londinez.

Por duket se Hysaj do të vazhdoj kontratën me Napolin ku do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës.

Sipas medieve italiane, agjenti i lojtarit Mario Giufreddi ka pasur takim me drejtuesit e klubit ku është arritur një akord paraprak.

Napoli do t’i vazhdojë kontratën ndërsa do të largohet edhe klauzola prej 50 milionë eurove. Me kontratën e re e cila do të jetë deri në vitin 2023, Hysaj do të fitojë pagë vjetore prej 2,4 milionë eurove në stinor.