Reagon Vidal pasi Bayern Munichu ia hap derën e largimit

Sport July 26, 2018 - 22:27
Detajet

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar se klubi është i hapur për largimin e mesfushorit Arturo Vidal gjatë verës, duke e nxitur kilianin të reagojë në rrjetet sociale.

“Ai duhet të vendosë vetë për të ardhmen”, tha Rummenigge në Filadelfia, ku Bayern është duke marrë pjesë në International Champions Cup, transmeton Gazeta Express.

Komentet e Rummenigges ishin mesazh i qartë për t’ia treguar derën mesfushorit me përvojë. “Ai e ka vetëm edhe një vit në kontratë, dhe nëse dëshiron kontratë afatgjate, atëherë duhet ta kërkojë diku tjetër”, ka shtuar ai.

Vidal nuk ka humbur kohë në reagimin e tij ndaj këtyre komenteve.

“Cilësitë nuk vyshken kurrë. Duke u forcuar çdo ditë dhe i etur për të vazhduar me fitimin e gjërave të rëndësishme”, shkroi Vidal.