Morata i thotë 'Po' gjigantit evropian

Sport July 26, 2018 - 16:58

Sulmuesi i Chelseat Alvaro Morata i ka thënë Milanit se do të donte t’i bashkohet klubit italian gjatë kësaj vere.

Për këtë është i sigurt gazetari i njohur sportiv italian Gianluca di Marzio, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesi spanjoll ka biseduar me drejtorin e ri gjeneral të “Rossoneri”, Leonardo, rreth lëvizjes drejt “San Siros”.

Ndërkohë, për ish-futbollistin e Real Madridit dhe Juventusit “Blues” thuhet se i kërkojnë 65 milionë euro.

Milani është në kërkim të një sulmuesit të madh pasi sulmuesit aktualë, Nikola Kalinic dhe Andre Silva, nuk kanë bindur sa duhet.

Si alternativa të Moratas, i cili ka dështuar ta tregojë veten në Premierligë, Milani i ka Gonzalo Higuainin e Juventusit dhe Radamel Falcaon e Monacos. /Zëri/