Cavani, objektiv i kampionit

Sport July 26, 2018 - 16:57

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, është bërë objektivi kryesor i Real Madridit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “As”, raporton "Zeri.info".

Kampionët e Evropës janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Cristiano Ronaldos, i cili u largua në drejtim të Juventusit, por nuk e kanë gjetur ende atë dhe ish-futbollisti i Palermos dhe i Napolit shihet si një alternativë më e lirë në krahasim me bashkëlojtarët e tij te PSG-ja, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Sidoqoftë, Cavani nuk është objektivi i vetëm për “Los Blancos”.

Ata ia kanë vënë syrin edhe sulmuesit të Tottenhamit Harry Kane, por edhe futbollistit ofanziv të Chelseat Eden Hazard.

Shumë shpejt pritet të ketë risi në këtë drejtim. Reali është në ofensivë totale. /Zëri/