Prishtina fillon përgatitjet për kampionatin e ri

Sport July 26, 2018 - 16:54

FC Prishtina sot pas shtatë ditësh pushim nga ndeshja me Folan i ka filluar përgatitjet për sezonin e ri që fillon me ndeshjen e Superkupës me 13 gusht e një javë më pas edhe kampionati.

Skuadra ka nisur aty ku e kishte përfunduar para se të shkonte në pushim, në fushën me bari sintetik të stadiumit të 2 Korrikut.

Image

Prezent nuk ishin të gjithë futbollistët ku disa prej tyre munguan me arsye. Ndërsa sot u mbajt vetëm një seancë stërvitore, ajo e paradites, kurse nesër mbahen dy seanca, nga ora 10:00 dhe nga ora 19:00.

Image