'Stupcat' show! Ja lista e estradës dhe politikanëve për duelin e së shtunës!

Sport July 26, 2018 - 16:42

Krahas punëve në përfundim e sipër në stadiumin ”Fadil Vokrri” po vazhdojnë edhe përgatitjet për ndeshjen testuese të 28 korrikut, që do të zhvillohet ndërmjet veteranëve të KF ”Flamurtarit” nga Vlora, veteranëve të FC ”Prishtina” dhe një ekip i përbërë nga politika dhe estrada.

Tashmë dihen pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe të klubit Prishtina sikur edhe njerëzit nga politika dhe disa emra nga estrada.

Edhe në opinion po mbretëron një interesim i madh për faktin që tash e dy vite stadiumi i qytetit ka qenë në rinovim dhe tashmë ky stadium do të mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish presidentit të FFK-së “Fadil Vokrri”.

Prandaj shumë e natyrshme që njerëzit duan të jenë të pranishëm për ta parë dhe shijuar këtë ndryshim rrënjësor aq më parë që ndeshja do të zhvillohet prej orës 20.00 nën dritat e reflektorëve që i japin hijeshi shtesë stadiumit buzë Arbërisë.

Ndaj FFK-ja u bënë thirrje të gjithë adhuruesve që të jenë në numër sa më të madh e hyrja është falas dhe tash stadiumi ofron komoditet të madh.

Po ashtu numri i madh i shikuesve, do të jetë edhe një nga testet që do të ketë ky stadium nga Inspektorët e UEFA-s e të cilët do të japin licencën për t’u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator.

Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur edhe për media ku do të kenë rastin të shohin disa nga yjet e futbollit të viteve të 80 e 90-ta nga Shqipëria dhe Kosova.

Skuadrat pjesëmarrëse

KF ”Flamurtari” Vlorë

1. Vasil Ruçi

2. Perlat Musta

3. Artur Lekbello

4. Kreshnik Cipi

5. Rrapo Taho

6. Roland Iliadhi

7. Vangjel Laluci

8. Përparim Lushaj

9. Qerem Memushi

10. Dritran Resuli

11. Latif Gjondeda

12. Dritan Sadedini

13. Gert Haxhiu

14. Fjodor Xhafa

15. Saimir Haxhiu

16. Koto Zilja

17. Roland Meli

18. Rexhep Rexhepi

19. Gentian Mezani

FC “Prishtina”

1. Ahmet Beselica

2. Arbnor Morina

3. Nazmi Rama

4. Isa Sadriu

5. Fadil Berisha

6. Eroll Salihu

7. Muharrem Sahiti

8. Besnik Kollari

9. Adil Vokrri

10. Sunaj Keçi

11. Kushtrim Munishi

12. Suad Keçi

13. Bedredin Gjinali

14. Abdyl Bellopoja

15. Arsim Abazi

16. Fatmir Namani

17. Ramiz Krasniqi

18. Afrim Toverlani

19. Gramoz Vokrri

Shtabi teknik

1. Ajet Shosholli

2. Shfeshet Sinani

3. Ramdan Cimili

4. Jusuf Tortoshi

Ekip i Politikës dhe Estradës

Politika

1. Kujtim Gashi (PDK)

2. Bekim Haxhiu (PDK)

3. Armend Zemaj (LDK)

4. Ahmet Isufi (AAK)

5. Rasim Demiri (AAK)

6. Bilall Sherifi (NISMA)

7. Shpend Ahmeti(PSD)

8. Dardan Sejdiu (PSD)

9. Abert Kinolli (PRO+6)

Estrada

1. Meda

2. Blero

3. Osman Azemi

4. Ermali

5. DJ PM

6. DJ DAGZ

7. Mensur Safçiu

8. UKI

9. Esheref Durmishi

10. Armedn Ismajli

11. Vedat Bajrami