Sokoli ndërron mendje, mbetet në Llap!

Sport July 26, 2018 - 16:10

Bylbyl Sokoli megjithatë do të mbetet në Llap, shkruan Zeri.info.

Trajneri i njohur kosovar ka ndërruar mendje dhe është bindur nga kryesia e klubit që të mbetet në “Zahir Pajaziti”.

Ditë më parë flitej për një largim të mundshëm të “Profës” nga Llapi pas mosmarrëveshjeve me anëtarët e kryesisë.

Madje, ai i kishte nisur bisedimet me Ferizajn.

Sidoqoftë, kryesia e Llapit i ka premtuar atij se do t’ia plotësojë kërkesat dhe se nuk do t’i përzihet në punë. /Zëri/