19 milionë euro gjobë dhe dy vjet burg për Ronaldon!

Sport July 26, 2018 - 14:24
LAJMI I FUNDIT

Është arritur marrëveshja ndërmjet Cristiano Ronaldos, Prokurorisë së Republikës dhe Këshillit Shtetëror.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, raporton "Zeri.info", futbollisti i ri i Juventusit duhet ta paguajë një gjobë prej afro 19 milionë eurosh.

Gjithashtu, janë paraparë edhe dy vjet burg, të cilat lojtari i njohur portugez nuk do të duhej t’i mbante në rast se e pranon fajin për katër vepra penale.

Ronaldo duket se nuk ia ka paguar Agjensionit të të Hyrave plot 14 milionë euro e 700 mijë euro në periudhën 2011 e 2014.

Në këtë periudhë, këtyre shifrave u janë shtuar edhe katër milionë euro të interesit. Portugezi duhet t’i paguajë shpenzimet legale.

Ai kishte dalë në gjykatë disa herë viteve të fundit dhe tash i duhet t’i heq disa miliona euro nga xhirollogaria e tij për t’ia paguar shtetit spanjoll pasi është konsideruar se futbollisti më i mirë në botë u është shmangur tatimeve të shtetit spanjoll, njëjtë siç kishte bërë edhe Lionel Messi pak vite më vite më parë. /Zëri/