Feronikeli vazhdon përgatitjet në këtë vend

Sport July 25, 2018 - 13:19
LAJMI I FUNDIT

Feronikeli do t’i vazhdojë përgatitjet për sezonin e ri jashtë Kosovës, shkruan Zeri.info.

Kontingjenti i klubit nga Drenasi të mërkurën e ka marrë rrugën drejt Maqedonisë pasi një pjesë të fazës përgatitore do ta zhvillojë në Ohër.

Ish-kampionët e Kosovës i kanë aranzhuar edhe disa ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Maqedoni.

Skuadra e Sulejman Starovës është njëra prej më të përforcuarave në Kosovë dhe “Nikli” e synon titullin e kampionit dhe daljen në Evropë sezonin e ardhshëm.

Klubi gjelbër e bardhë ka sjellë përforcime cilësore vendore dhe nga jashtë. /Zëri/