Eminhaziri bëhet i Drenicës

Sport July 25, 2018 - 12:55

Isa Eminhaziri është bërë me klub të ri, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi i njohur kosovar ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me Drenicën.

“E falënderoj kryesinë e klubit për besimin e madh të treguar ndaj meje, posaçërisht drejtorin sportiv Tahir Lushtaku, që bëri gjithçka që unë të jem pjesë e këtij klubi me traditë. Shpresoj që me ndihmën e shokëve të skuadrës të bëjmë gjëra të mëdha këtë sezon. E falënderoj kryesinë e Gjilanit për korrektësinë e treguar dhe tifozët 'Skifterat' për mbështetjen”, ka shkruar Eminhaziri në Facebook. /Zëri/