Conte te Milani?

Sport July 25, 2018 - 10:50
Detajet

Antonio Conte mund ta zëvendësojë Genaro Gattuson në krye të Milanit, transmeton zeri.info

Të përditshmet italiane “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport” raportojnë se ish-trajneri i Chelseat është kontaktuar nga drejtori gjeneral i Milanit, Leonardo.

Conte momentalisht është i papunë pas shkarkimit nga Chelsea më herët gjatë këtij muaji, që do të thotë se ai tani mund të marrë menjëherë drejtimin e kuqezinjve.

Nëse Gattuso largohet dhe Conte arrin, do të vazhdohej vera e ndryshimeve në klubin italian.

Klubi së fundmi është marrë në pronësi nga fondacioni amerikan “Elliot Management” dhe kjo gjë ka sjellë ardhjen e Leonardos, ndërsa së shpejti pritet të vijë edhe Umberto Gandini.

Ish-drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli dhe ish-drejtori gjeneral, Marco Fassone tashmë janë larguar nga klubit, ndërsa spekulimet thonë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me Gattuson.

Duket sikur Conte do të jetë zgjedhja e klubit për një Milan më të suksesshëm. 48-vjeçari ka fituar tre herë ligën italiane me Juventusin, ndërsa ka triumfuar edhe në Premierligë dhe FA Cup me Chelsean./Zëri