Arsenali kërkon edhe një përforcim

Sport July 25, 2018 - 10:31
Detajet

Unai Emery ka bërë të ditur se Arsenali mund të transferojë edhe një lojtar para përfundimit të afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

“Topçinjtë” kanë pasur një verë të ngarkuar deri më tani, por Emery thotë se deri në përfundimit të afatit kalimtar mund të nënshkruajë edhe me ndonjë lojtar tjetër.

Deri më tani Arsenali ka transferuar lojtarët Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno, Sokratis Papastathopoulos, Lucas Torreira dhe Matteo Guendouzi.

“Jam shumë i lumtur me lojtarët dhe e kam thënë se fundmi në konferencë për shtyp se nëse ekziston edhe një mundësi për të nënshkruar edhe me një lojtar, atëherë ne po shikojmë”, deklaroi Emery./Zëri