Kështu e festoi fitoren e Shkëndijës Shpend Ahmeti!

Sport July 24, 2018 - 22:34

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti sonte ishte në Shkup për ta përcjellë ndeshjen e Shkëndijës me Sheriffin, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Ahmeti ishte në tribunën VIP, ku mysafirë të pronarit të Shkëndijës, Lazim Destani, ishin edhe Ali Ahmeti e Ziadin Sela nga elita politike e shqiptarëve të Maqedonisë.

Të gjithë ata dhe tifozët shqiptarë iu gëzuan fitores prej 1:0 të Shkëndijës, të cilin triumf në mënyrë të veçantë e festoi Shpend Ahmeti. /Zëri/