Afat shumë i pasur kalimtar në hendboll

Sport July 24, 2018 - 19:25

Se edicioni i ardhshëm i garave në hendbollin kosovar pritet të jetë interesant dëshmon fakti që shumë klube janë riorganizuar apo kanë premtuar se do të bëjnë një gjë të tillë.

Edhe afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve, që përfundoi të dielën në mesnatë, shihet si dëshmi për një edicion interesant që pritet të jetë ai 2018/19.

Janë regjistruar shumë lëvizje të lojtarëve dhe vlerësohet të ketë qenë një afat i pasur kalimtar.

Lëvizje kanë bërë shumë lojtar me emër në hendbollin kosovar dhe kjo pritet të sjellë risi në edicionin e ri.

Janë paraqitur 26 kërkesa për ndryshim skuadre, ndërsa dhjetë lojtarë/e kanë aplikuar për të marrë statusin e lirë.

Kastrioti i Ferizajt ka marrë nga Prishtina dy lojtarë reprezentues, Deniz Terziqin dhe Beni Sulën si dëshmi që ferizajasit në edicionin e ri kanë pretendime serioze. Shumë aktive ishte Drita e Gjilanit që angazhoi lojtarë të konfirmuar.

Drita nga Trepça mori Sali Maxherën e Fidan Cimilin, nga Prishtina mori Melos Shahinin, ndërsa nga Vushtrria i angazhoi Vaglir Buçincën e Labinot Gubetinin. Prej Zhegrës te Drita kaloi Shkodran Shaqiri.

Prej Prishtinës janë larguar tre lojtarë, por kjo skuadër ka marrë pesë të tjerë. Bëhet fjalë për Rifat Visokën e Llapit, Armir Agushi (Zhegra), Besian Abazi (Zhegra), Redon Havolli (Llapi) e Atdhe Basholli (Trepça).

Te hendbollistet bie në sy kalimi i reprezentueses Pranvera Ferataj nga Prishtina te Istogu. Ndërkohë Kaltrina Paci ka kaluar nga Vushtrria te Shqiponja.

Të gjithë lojtarët që kanë aplikuar për kalim në klube të reja duhet që të gjithë dokumentacionin ta kenë konform rregullores për regjistrimin e klubeve dhe lojtarëve, statusin dhe transferimin e tyre.

Lojtarët që kanë status të lirë kanë të drejtë regjistrimi deri më 15 tetor, kurse lojtarët që vijnë nga klubet e shteteve tjera mund të regjistrohen deri në fund të këtij viti. /Zëri/

Kërkesat për kalim nga klubi në klub

Deniz Terziqi nga Prishtina te Kastrioti

Beni Sula nga Prishtina te Kastrioti

Melos Shahini nga Prishtina te Drita

Sali Maxhera nga Trepça te Drita

Fidan Cimili nga Trepça te Drita

Vaglir Buçinca nga Vushtrria te Drita

Labinot Gubetini nga Vushtrria te Drita

Shkodran Shaqiri nga Zhegra te Drita

Rifat Visoka nga Llapi te Prishtina

Armir Agushi nga Zhegra te Prishtina

Besian Abazi nga Zhegra te Prishtina

Redon Havolli nga Llapi te Prishtina

Atdhe Basholli nga Trepça te Prishtina

Lulzim Sadiku nga Samadrexha te Vushtrria

Pranvera Ferataj nga Prishtina te Istogu

Donjeta Çekaj nga Shqiponja te Jusuf Gërvalla

Fillesa Ferizaj nga Shqiponja te Jusuf Gërvalla

Shpresa Haxhosaj nga Shqiponja te Jusuf Gërvalla

Kaltrina Paci nga Vushtrria te Shqiponja

Veronika Maloku nga Llapusha te Shqiponja

Klementina Maloku nga Llapusha te Shqiponja

Vjosa Mehmetaj nga Llapusha te Shqiponja

Diana Feta nga KEK-u te Verona

Denisa Feta nga KEK-u te Verona

Loreta Dedinca nga KEK-u te Verona

Anisa Grajçevci nga KEK-u te Verona

Kërkesat për status të lirë të lojtarit

Mursel Mehmeti (Kastrioti)

Petrit Prekazi (Prishtina)

Liridon Esati (Prishtina)

Fitim Klinaku (Trepça)

Etrit Hoxha (Kastrioti)

Egzon Lluka (Vëllaznimi)

Lulzim Shabani (Kastrioti)

Elion Vokshi (Besa Famgas)

Burneta Rama (Prishtina)

Yllka Kupina (Kastrioti)