"San Siro" do të rinovohet

Sport July 24, 2018 - 16:53
Detajet

Këshilli i Qytetit të Milanos ka konfirmuar se San Siro do të kalojë nëpër një renovim të “jashtëzakonshëm”, i cili pritet të përfundojë në vitin 2020.

Është përfolur se njëra nga dy klubet italiane, Milani apo Interi, do të largohet nga San Siro dhe do të ndërtojë një stadium të ri. Por, duhet se të dy klubet do të mbesin në San Siro të paktën deri në vitin 2020, transmeton Gazeta Express.

“Komiteti teknik për përdorimin dhe menaxhimin e stadiumit San Siro dhe shërbimeve lidhur me të, e kanë aprovuar programin për mbikëqyrjen vjetore të stadiumit dhe planin e punës për zhvillim dhe mirëmbajtje të jashtëzakonshme, e cila duhet të përfundohet deri në qershor të vitit 2010”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Qytetit.

“Përmes kësaj, konfirmojnë ndërrimin e fushës dhe procedura të tjera, si ndriçimin e hyrjeve, ndërtimin e qendrave të reja operuese për policinë, rritjen e hapësirave për marketing, renovimin e sistemit të energjisë dhe ndërtimin e tualeteve për ulëset e nivelit të parë.”