Januzaj bëhet edhe ‘muzikant’

Sport July 24, 2018 - 14:43

Adnan Januzaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Zeri.info.

Dhe, futbollisti kosovar e ka provuar një ‘zanat’ tjetër përpos futbollit.

Ai shihet në një video të postuar në Instastory duke i rënë pianos.

"Vetëm duke e provuar", ka shkruar futbollisti nga Istogu, i lindur dhe rritur në Belgjikë.

Januzaj u bë shqiptari i dytë pas Ardian Koznikut që e fitoi medaljen e bronztë në Kampionat Botëror.

Në “Rusia 2018” ai e përfaqësoi Belgjikën. /Zëri/

Image