Tottenhami kërkon rikthimin e Modricit

Sport July 24, 2018 - 09:27

Tottenhami shpreson për ta rikthyer ish-lojtarin e tij në skuadër gjatë kësaj vere, shkruan Don Balon.

Ky transferim është i vështirë për të ndodhur për shkak se Real Madridi insiston që ta mbajë kroatin në Bernabeu, i cili shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin Rusia 2018, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: Ronaldo e do këtë lojtar në Juventus

Luka Modrici u transferua nga Tottenhami në Real Madrid në vitin 2012 për një shumë prej 40 milionë eurosh.

Mesfushori qendror i ka bërë 160 paraqitje me klubin anglez, ku i ka shënuar 17 gola. Një rikthim i tij në Londër do të ishte një ëndërr e bërë realitet për fansat e Tottenhamit.