'Daily Mail' detyrohet t’i paguajë dëmshpërblimin Roberto Carlosit

Sport July 23, 2018 - 15:48
Detajet

Gazeta britaneze, Daily Mail, do t’i paguajë dëmshpërblim legjendës së futbollit Brazilian, Roberto Carlos, për shkak të akuzave të rrejshme për doping.

Në qershor të vitit 2017, Daily Mail publikoi një artikull ku thuhej se Carlos kishte përdorur doping për të përmirësuar paraqitjet gjatë karrierës së tij, duke përfshirë këtu edhe Kupën e Botës të vitit 2002 të fituar nga Brazili, transmeton Gazeta Express

Ish-ylli i Real Madridit, e paditi median britanike javën e kaluar. Në një konferencë për media, avokati i tij, Andy Lee, tha se akuzat e Daily Mail kanë qenë të pabaza.

“Është një akuzë plotësisht e pasaktë dhe e pabazë. Zotëri Carlos nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë mjekun Brazilian, i cili në artikull thuhet se i ka ndihmuar Carlosit të sigurojë dopingun,” u shpreh ai.

Të dielën, Daily Mail i kërkoi falje yllit Brazilian, duke e pranuar gabimin e bërë. Ata pranuan t’i paguajnë dëmshpërblim për “shqetësimin dhe turpin” që i ka shkaktuar artikulli. Megjithatë, ata thanë se akuzat janë bazuar në një dokumentar nga një televizion gjerman