Barça interesohet për Waguen

Sport July 23, 2018 - 14:00
Detajet

Barcelona është vënë në kërkim të mbrojtësit të KAS Eupenit, Moussa Wague, raporton “Mundo Deportivo”.

Wague ka shkëlqyer në paraqitjet e tij për Senegalin në Kupën e Botës dhe kjo ka gjë ka tërhequr vëmendjen e klubit spanjoll, transmeton zeri.info

Reprezentuesi senegalez është vetëm 19-vjeçar dhe shihet si një futbollist me një të ardhme të ndritshme.

Wague është paraqitur në 28 ndeshje për KAS Eupenin gjatë edicionit të kaluar dhe kishte realizuar 4 asistime./Zëri