Juve pas Savicit?

Sport July 23, 2018 - 13:48
Detajet

Juventusi është duke menduar për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Stefan Savic, transmeton zeri.infp

“Tuttosport” raporton se “Zonja e Vjetër” është duke e vëzhguar situatën e reprezentuesit malazez dhe të Diego Godinit, pasi që raportohet se njëri prej tyre pritet të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi që pritet largimi i Daniele Ruganit në drejtim te Chelseat.

Savic është një njohës i mirë i ligës italiane pasi që në të kaluarën kishte qenë pjesë e Fiorentinas./Zëri